Fenerbahçe ka lëshuar një deklaratë në lidhje me dështimin e transferimit të mesfushorit francez, N'Golo Kante nga Al-Ittihadi.
Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, pritej që Youssef En-Nesyri, që është pjesë e Fenerit, të transferohej në Arabinë Saudite.
Feneri ka akuzuar Al-Ittihadin për dështimin e marrëveshjes. Gjiganti turk shkroi se i ka përmbushur të gjitha obligimet për transferimin e Kantes.
“Janë marrë të gjitha miratimet e nevojshme dhe klubi ynë ka përmbushur të gjitha detyrimet brenda afateve të caktuara dhe pa mangësi. Dokumentet lidhur me regjistrimin janë ngarkuar në sistem në mënyrë të saktë dhe të plotë brenda afateve të përcaktuara. Megjithatë, për shkak të futjes së pasaktë të informacionit përkatës nga klubi tjetër në TMS, procesi nuk ka mundur të përfundojë brenda afatit të regjistrimit të transferimit, pa asnjë faj të klubit tonë. Klubi tjetër nuk ka përfunduar procedurat dhe nuk na është dhënë asnjë arsyetim. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, procesi i transferimit nuk ka mundur të përfundohet”, ka njoftuar Fenerbahçe.
34-vjeçari Kante është pjesë e Al-Ittihadit nga viti 2023.
Ai ka karrierë të pasur si futbollist. Për kohë të gjatë ka qenë pjesë e Chelseat.