Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arrihet marrëveshja, En-Nesyri pritet të kalojë te Juventusi

Youssef En-Nesyri

Mediumet në Itali kanë shkruar të shtunën se Juventusi ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen për transferimin e sulmuesit Youssef En-Nesyri në këtë muaj.

Drejtori sportiv i Juventusit, Marco Ottolini, ka qenë në Stamboll në ditët e fundit për ta mbyllur marrëveshjen me klubin e madh turk dhe futbollistin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për marokenin 28-vjeçar, Juventusi pritet t’i shpenzojë tre milionë euro fillimisht për huazimin e tij. Ndërkohë, në opsionin e blerjes së plotë të tij, Juventusi duhet t’i paguajë edhe 17 milionë euro të tjera.

En-Nesyri pritet t’i kryejë testet mjekësore në Turqi të hënën, e më pas të prezantohet me fanellën “bardhezi”.