PSG-ja po shpreson të sigurojë yllin maroken, Hakim Ziyech nga Chelsea para se të përfundojë afati kalimtar, të martën.
Kështu të paktën ka shkruar gazeta e madhe franceze, L’Equipe.
Bisedimet mes dy klubeve po zhvillohen, ndërsa kalimi eventual i Ziyechit do të ishte prej më të mëdhenjve në këtë afat kalimtar.
Mesfushori ofenziv është te Chelsea prej vitit 2020. 29-vjeçari ka 50 paraqitje për Marokun.