Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester United hyn në garë për Ziyechin

Manchester Unitedi ka hyr në garë për sulmuesin anësor të Chelseat, Hakim Ziyech.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se është trajneri Erik ten Hag që po synon transferimin e marokenit gjatë kësaj vere.

Ziyech do të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar pasi trajneri Thomas Tuchel nuk llogarit në shërbimet e tij.

Për shërbimet e 29-vjeçarit në garë është edhe Milani.

Chelsea për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 40 milionë euro.