Rikthimi i fuqishëm i Christian Eriksenit në fushë me fanellën e Brentfordit, ka tërhequr vëmendjen e Manchester Unitedit.
“Daily Mail” shkruan të hënën se Unitedi po e monitoron situatën e Eriksenit te Brentfordi, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të sezonit.
Mesfushori danez iu bashkua Brentfordit në fillim të këtij viti si lojtar i lirë dhe ka një gol e një asistim në katër paraqitje deri më tani në kampionatin anglez.
30-vjeçari ende nuk ka nisur negociatat me Brentfordin për rinovimin e kontratës dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Unitedi.
Mësohet se krahas Unitedit, interesim për Eriksenin ka shprehur edhe ish-ekipi i tij, Tottenhami.