Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erikseni dëshiron të vazhdojë me Brentfordin

Christian Eriksen po mendon të qëndrojë të Brentfordi edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht interesimit nga Tottenhami, Manchester Unitedi e Leicester City.

30-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer prejse iu bashkua Brentfordit në afatin kalimtar të janarit si lojtar i lirë.

Mesfushori danez ka kontratë me Brentfordin në fund të sezonit dhe pritet që të mbetet pjesë e klubit të paktën edhe për sezonin tjetër, ka raportuar “The Telegraph” të premten. 30-vjeçari në tetë ndeshje ka një gol e dy asistime.