Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brentfordi i ofron Eriksenit kontratë afatgjate

Te Brentfordi janë të vendosur për ta mbajtur Christian Eriksenin në ekip për një periudhë sa më të gjatë. “Sky Sport” ka njoftuar të premten se drejtuesit e klubit i kanë ofruar Eriksenit kontratë deri në vitin 2025 për ta vazhduar bashkëpunimin.

Mesfushori danez iu bashkua Brentfordit në fillim të këtij viti si lojtar i lirë pas kolapsimit që e pësoi në “Euro 2020” dhe firmosi kontratë deri në fund të muajit qershor.

Paraqitjet e mira me fanellën e Brentfordit kanë detyruar krerët e klubit që t’i ofrojnë atij kontratë me kushte dukshëm më të mira.

30-vjeçari shënoi një gol dhe asistoi katër herë në 11 paraqitje në Premier League për Brentfordit. Krahas Bretfordit, interesim për Eriksenin kanë shfaqur edhe Tottenhami e Manchester Unitedi.