Manchester Unitedi i ka bërë ofertë zyrtare mesfushorit Christian Eriksen, ka raportuar “Sky Sports” të martën. Eriksen në fund të këtij muaji do të mbetet lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me skuadrën e Brentfordit. Ai e ka refuzuar ofertën e Brentfordit për ta vazhduar bashkëpunimin, pasi dëshiron që sezonin e ri të luajë për një ekip që lufton për trofe dhe luan në garat evropiane.
Unitedi tashmë ka kontaktuar me Eriksenin dhe i ka ofruar kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Eriksen 30-vjeçar iu bashkua Brentfordit në fillim të këtij viti si lojtari i lirë, pasi Interi ia shkëputi kontratën pas kolapsimit në fushë gjatë Kampionatit Evropian.
Me fanellën e Brentfordit, Erikseni shënoi një gol dhe asistoi 11 herë në 11 paraqitje në Premier League.