Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eriksen do të largohet nga Unitedi

Christian Eriksen do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të edicionit. Ylli danez Eriksen ka kërkuar të lirohet, nëse vjen një ofertë e përshtatshme për të dhe klubin anglez.

Lojtari ofanziv ka pasur pak hapësirë tek Unitedi në edicionin aktual. Ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol. Ka kontribuar edhe me dy asistime.

32-vjeçari iu bashkua Unitedit në verën e vitit 2022 nga skuadra e Brentfordit.

Karrierë më herët ka bërë edhe tek Interi, Tottenhami dhe Ajaxi.

Eriksen me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Për Danimarkën ka shënuar 40 gola në 126 paraqitje.