Gjiganti turk, Galatasaray, synon transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Christian Eriksen.
Afati kalimtar i dimrit në Turqi përfundon të premten, ndërsa danezi është në kërkim të një aventure të re. Ai nuk është paraqitur për Unitedin prej 14 janarit, kur luajti 58 minuta në barazimin ndaj Tottenhamit.
Në Turqi raportohet se Erikesn është objektivi kryesor i Galatës. Te klubi turk dëshirojnë ta huazojnë 31-vjeçarin me opsionin për ta blerë atë në verë. Eriksen me klubin anglez ka kontratë deri në vitin 2025. Ai ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime në 19 ndeshje deri më tani këtë edicion. Nëse transferimi përfundon para të premtes, është e mundur që danezi të përfshihet në ndeshjen e Superligës s♪7 Turqisë që Galatasaray e luan kundër Bashakshehirit, të shtunën.