Mesfushori Christan Eriksen ka gjasa të mëdha që të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga futbolli evropian për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. “The Sun” ka njoftuar se shumë skuadra saudite tashmë kanë shprehur interesim për danezin, i cili është pjesë e Manchester Unitedit.
Madje, thuhet se ato kanë bërë edhe ofertë zyrtare, duke ofruar 20 milionë euro për transferimin e Eriksenit në afatin kalimtar të janarit.
31-vjeçari ka 1 gol e 2 asistime këtë edicion për Unitedin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Ai është pjesë e skuadrës angleze prej vitit të shkuar, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Brentfordi, Interi, Tottenhami e Ajaxi.
Artikuj të ngjashëm