Christian Eriksen do të mbetet pjesë e Manchester Unitedit deri në verë, pavarësisht interesimit dhe tentativës nga Galatasaray. Mesfushori danez është shprehur i lumtur tek Unitedi dhe i fokusuar për pjesën e mbetur të edicionit aktual.
Afati kalimtar në Turqi është i hapur deri të premten, ndërsa Galatasaray është në kërkim të një mesfushori të ri. 31-vjeçari me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Në edicionin aktual, Eriksen për Unitedin ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime në të gjitha garat.