Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për Eriksenin

Paraqitjet e mira të Christian Eriksenit me fanellën e Brentfordit kanë tërhequr vëmendjen e skuadrës së Manchester Unitedit. “The Sun” shkruan se Unitedi po e monitoron situatën e Eriksenit, i cili në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë.

Mesfushori danez iu bashkua Brentfordit në fillim të këtij viti dhe ka luajtur mirë në kampionatin anglez, në të cilin u rikthye pas një viti.

30-vjeçari ka një gol e dy asistime në shtatë paraqitje për Brentfordin, ekip që tashmë i ka ofruar rinovimin e kontratës.

Megjithatë, Eriksen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, ndonëse më herët është raportuar se ka arritur marrëveshje për t’u rikthyer te Tottenhami.

Artikuj të ngjashëm