Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erikseni dëshiron të luajë në Champions

Mesfushori Christian Eriksen ka paralajmëruar largimin nga skuadra e Brentfordit në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata, përcjell “Daily Mail” të hënën. Eriksen ka thënë se dëshira e tij është që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë të cilën nuk mund ta bëjë me fanellën e Brentfordit.

Eriksen në fillim të këtij viti iu bashkua Brentfordit si lojtar i lirë pas kolapsimit në “Euro 2020” dhe ka shfaqur paraqitje të mira.

Kjo ka bërë që interesim për transferimin e tij në verë të shprehin interesim Tottenhami dhe Manchester Unitedi. Në dhjetë paraqitje deri më tani në Premier League, Erikseni ka shënuar një gol e ka bërë katër asistime.

Artikuj të ngjashëm