Mesfushori Christian Eriksen ka refuzuar mundësinë e kalimit te skuadra e Manchester Unitedit, pasi është i vendosur të qëndrojë në Londër, ka raportuar “The Guardian” të martën. Bëhet e ditur se Eriksen dëshiron të kthehet te Tottenhami, ekip me të cilin është në negociata për arritjen e marrëveshjes.
Eriksen në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Brentfordin.
30-vjeçari është i vendosur të ribashkohet pas dy vjetësh me Tottenhamin, ekip për të cilin luajti shtatë sezone para se të largohej drejt Interit.
Artikuj të ngjashëm