Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erikseni i hapur të kthehet te Tottenhami

Tottenhami po punon për ta kthyer Christian Eriksenin në radhët e veta dhe mesfushori danez është i gatshëm ta bëjë një lëvizje të tillë. “Football Insider” ka shkruar se dy palët kanë shprehur interesim për t’u ribashkuar dhe gjasat janë të mëdha që Erikseni të refuzojë të gjitha ofertat tjera për t’u kthyer te Tottenhami.

30-vjeçari në fillim të këtij viti iu bashkua Brentfordit si lojtar i lirë dhe pas paraqitjeve të mira ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave angleze.

Ai ka kontratë deri në fund të këtij sezoni me Brentfordin, ekip që i ka bërë ofertë Eriksenit për të qëndruar por që nuk ka marrë ende përgjigje. Eriksen ka luajtur për Tottenhamin prej vitit 2013 deri në vitin 2020 duke regjistruar mbi 300 paraqitje në të gjitha garat.

Këtë sezon, Erikseni ka një gol e dy asistime në gjashtë ndeshje.

Artikuj të ngjashëm