Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami shpreson ta rikthejë Eriksenin

Tottenhami dëshiron ta rikthejë në skuadër Christan Eriksenin, njoftojnë mediat ndërkombëtare të dielën.

Sipas “Football Insider”, londinezët do të nisin negociatat me danezin, për ta bindur që të transferohet gjatë kësaj vere.

Eriksen ishte pjesë e Tottenhamit nga viti 2013 deri në vitin 2020. Kontrata e Eriksenit me Brentfordin skadon në qershor të këtiji viti.

Për shërbimet e 30-vjeçarit në garë janë edhe Arsenali dhe Newcastle.

Eriksen këtë edicion ka gjashtë paraqitje me Brentfordin ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime. Ai është kthyer me sukses të fortë pas kolapsimit në Euro 2020.