Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali dhe Tottenhami në garë për Eriksenin

Me kontratën e tij që i skadon pas dy muajsh dhe paraqitjet e nivelit të lartë, Christian Eriksen, mund të largohet nga Brentfordi në fund të sezonit pas interesimit të skuadrave nga Premier League.

Sipas “Daily Mirror”, për mesfushorin danez në garë janë të paktën katër skuadra angleze.

Për shërbimet e 30-vjeçarit, interesim kanë shprehur Arsenali, Tottenhami, Newcastle dhe Crystal Palace.

Eriksen do të jetë futbollist i lirë në qershor dhe mund të nisë negociatat për të vazhduar karrierën në ndonjë skuadër tjetër.