Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Erikseni do të mbetet te Brentfordi

Christian Eriksen pritet të jetë pjesë e skuadrës së Brentfordit edhe pas përfundimit të sezonit aktual, përcjellë “The Times” të martën.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Brentfordit së shpejti do t’ia ofrojnë Eriksenit kontratën e re, me të cilën duan ta mbajnë në ekip të paktën deri në vitin 2024.

Eriksen iu bashkua ekipit anglez në fillim të këtij viti si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë deri në fund të sezonit.

Mesfushori danez tashmë ka tri paraqitje dhe një asistim në kampionatin anglez, ndërsa është rikthyer edhe te Përfaqësuesja e Danimarkës pas kolapsimit që pësoi gjatë “Euro 2020”.