Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për portierin Jan Oblak, përcjell të enjten “Daily Mail”. Mësohet se është trajneri Erik ten Hag, i cili po kërkon transferimin e portierit slloven për sezonin e ardhshëm.
Oblaku ka kontratë me Atleticon deri në fund të këtij sezoni dhe është njëri prej portierëve më të vlerësuar në Evropë.
Tek Unitedi po e shohin Oblakun si zëvendësim ideal për spanjollin David De Gea, që pritet të largohet verën tjetër. Oblaku është pjesë e Atleticos prej vitit 2014, ndërsa këtë edicion ka regjistruar pesë paraqitje në të gjitha garat.