Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami monitoron Oblakun

Skuadra e Tottenhamit po monitoron portierin, Jan Oblak, ka njoftuar të premten “The Athletic”.

Mësohet se ekipi anglez po synon transferimin e Oblakut në fund të këtij edicioni.

Madje, thuhet se Tottenhami ka bërë gati një ofertë mbi 50 milionë euro për ta bindur Atletico Madridin në lirimin e tij.

Oblaku te Tottenhami po shihet si pasardhës i denjë i francezit Hugo Lloris, i cili pritet të largohet vitin e ardhshëm.

Oblak 29-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2028, ndërsa është pjesë e klubit spanjoll prej vitit 2014.

Këtë edicion, slloveni ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat.