Sport

Unitedi interesohet për Oblakun

Andre Onana nuk ka bindur drejtuesit e Manchester Unitedit, të cilët kanë nisur kërkimin për një portier tjetër. “The Sun” raporton të hënën se Unitedi ka shprehur interesim për Jan Oblakun e Atletico Madridit.

Bëhet e ditur se Unitedi po synon transferimin e tij verën e ardhshme dhe tashmë ka bërë gati mbi 50 milionë euro për ta bindur Atleticon në lirimin e 30-vjeçarit. Oblak ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2028, ndërsa është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2014.

Unitedi para fillimit të këtij edicioni e transferoi Onanan për 50 milionë euro nga Interi, por 27-vjeçari nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Në 6 ndeshje në Premier League, Onana ka pranuar 10 gola. Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2028.