Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Onana ka marrëveshje me Unitedin

Portieri Andre Onana ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin, klub që po negocion me Interin për lirimin e tij.

Gazetari i njohur për transferimet në futbollin ndërkombëtar, Fabrizio Romano ka shkruar të enjten se Unitedi tashmë ka bërë ofertën e dytë për ta bindur Interin që ta shesë Onanan.

Mësohet se Unitedi ka ofruar në total 50 milionë euro, 5 më shumë se në ofertën e parë, e cila u refuzua nga Interi. Skuadra italiane është e gatshme ta lirojë Onanan, por po kërkon të paktën 60 milionë euro.

Me ofertën e re te Unitedit, thuhet se marrëveshja mes klubeve mund të finalizohet së shpejti.

Onana 27-vjeçar iu bashkua Interit verën e shkuar si lojtar i lirë dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027.