Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi arrin marrëveshje me Interin për Onanan

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje me Interin për portierin Andre Onana.

Nga Interi, Onana do të kaloj në United për 51 milionë euro, plus 4 milionë euro bonuese.

Nuk është bërë e ditur ende se kur Onana do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore. Por siç shkruan “Sky Sports”, portieri kamerunas do t’i bashkohet ekipit anglez sa më shpejtë të jetë e mundur.

Onana me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Interesim për portierin 27-vjeçar ka shprehur edhe skuadra arabe, Al-Nassr, ku luan ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Por Onana dëshiron të mbetet edhe më gjatë pjesë e futbollit evropian. Onana më herët ka luajtur edhe për Ajaxin, ndërsa është produkt i Barcelonës.