Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare, Onana transferohet tek Man. Unitedi

Manchester Unitedi e ka kompletuar transferimin e portierit Andre Onana nga Interi. 

Transferimi i tij është bërë për 55 milionë euro. 

Portieri kamerunas, 27-vjeçar, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. 

Ish-portieri i Ajaxit do t’i bashkohet skuadrës së Unitedit në përgatitjet parasezonale, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

“T’i bashkohesh Manchester Unitedit, është nder i jashtëzakonshëm”, ka thënë ai. 

Edhe Unitedi arrin marrëveshje me Interin për Onanan Sport Unitedi arrin marrëveshje me Interin për Onanan

“Kam punuar kaq shumë në gjithë jetën time për ta arritur këtë moment, i kam kaluar shumë vështirësi përgjatë rrugës”, ka theksuar Onana ndër të tjera pas transferimit. 
Onana do të jetë zëvendësues i David de Geas në portë. 

Spanjolli u largua pas 12 vjetësh, pasi i skadoi kontrata.