Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kërkon portierin e Interit

Manchester Unitedi është futur në garë për transferimin e portierit të Interit, Andre Onana.

Unitedi ka ofruar 40 milionë euro, por për ta liruar portierin kamerunas, Interi po kërkon 60 milionë euro, shkruan “football-italia”.

Portieri 27-vjeçar me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Skuadrës italiane iu bashkua në verën e vitit të kaluar nga skuadra holandeze, Ajax.

Onana ka dalë nga akademia e Barcelonës. Por atij kurrë nuk iu dha mundësia të paraqitet për Barcelonën. Onana është një nga portierët më të mirë në Evropë. Ai për Kamerunin ka luajtur 34 ndeshje.