Portieri Andre Onana mund të largohet këtë verë nga Interi pas vetëm një sezoni në Itali, ka raportuar “Gazzetta dello Sport” të martën.
Duke pasur parasysh interesimin e madh të skuadrave tjera, krerët e Interit tashmë ia kanë caktuar çmimin Onanas.
Për ta lënë të lirë Onanan në verë, Interi po kërkon 40 milionë euro.
27-vjeçari iu bashkua Interit verën e shkuar si lojtar i lirë, ndërsa ka impresionuar me paraqitjet e tij në sezonin e parë, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave angleze.
Chelsea mbetet ekipi favorit për transferimin e Onanas, i cili ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2027.
Këtë sezon, Onana, i cili karrierë ka bërë edhe te Ajaxi, ka regjistruar 33 paraqitje për Interin.