Portieri Andre Onana pritet të largohet nga skuadra e Interit për ta vazhduar karrierën në Premier League. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se shumë ekipe angleze kanë shprehur interesim për Onanan, i cili këtë sezon ka treguar paraqitje të mira.
Madje, thuhet se Manchester Unitedi, Tottenhami e Chelsea kanë bërë gati ofertat për ta bindur Interin në lirimin e tij. 26-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2027, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro.
Onana para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Interit si lojtar i lirë, ndërsa deri më tani ka regjistruar 28 paraqitje në të gjitha garat. Para Interit, kamerunasi karrierë ka bërë edhe te skuadra e Ajaxit.