Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Onana merret vesh me Unitedin

Portieri kamerunas, Andre Onana do të largohet nga skuadra e Interit.

Ai është marrë vesh me skuadrën e Manchester Unitedit. Kështu ka njoftuar të hënën “Sky Sports”. Onana është pajtuar me kushtet, ndërsa ka mbetur vetëm edhe nënshkrimi i kontratës me gjigantin anglez.

Oanan me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Initeresim për portierin 27-vjeçar ka shprehur edhe skuadra arabe, Al-Nassr, ku luan ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Por Onana dëshiron të mbetet edhe më gjatë pjesë e futbollit evropian. Oanan më herët ka luajtur edhe për Ajaxin, ndërsa është produkt i Barcelonës.

Artikuj të ngjashëm