Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për Szczesnyn

Manchester Unitedi edhe zyrtarisht ka shprehur interesim për transferimin e portierit të Juventusit, Wojciech Szczesny.

“Sky Sports” ka shkruar të premten se drejtuesit e ekipit anglez pritet së shpejti ta kontaktojnë Juventusin në lidhje me portierin polak.

Tek Unitedi po duan ta transferojnë 32-vjeçarin në verë dhe për kartonin e tij janë gati të ofrojnë deri në 20 milionë euro.

Szczesny tek Unitedi po shihet si zëvendësim ideal për spanjollin David De Gea, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Szczesny ka kontratë me Juventusin deri në vitin tjetër, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 28 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm