Portieri David De Gea ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Itali. “Tuttosport” ka shkruar të hënën se skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për spanjollin. De Gea në fund të këtij sezoni do të mbetet lojtar i lirë, pasi te Manchester Unitedi kanë vendosur që të mos ia ofrojnë rinovimin e kontratës.
De Gea po shihet te Juventusi si zëvendësim ideal për polakun Wojciech Szczesny, i cili pritet të largohet në verë nga Torino.
32-vjeçari De Gea është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Atletico Madridi, ndërsa këtë sezon ka 32 paraqitje në të gjitha garat.