Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Gea mund të përfundojë te Barcelona

Portieri David de Gea është ende pa klub, qëkur i skadoi kontrata në verën e kaluar me skuadrën e madhe angleze, Manchester United.

Tani thuhet se ai është kandidat për ta mbrojtur portën e skuadrës së Barcelonës.

Kështu ka raportuar të mërkurën mediumi “Mundo Deportivo”.

Barcelona është duke kërkuar zëvendësues me përvojë për portierin Marc-Andre ter Stegen, dhe 33-vjeçari De Gea vlerësohet si ideali për atë pozitë.

Megjithatë, ende është e paqartë nëse De Gea, i cili e nisi karrierën tek Atletico Madridi dhe dy herë ishte afër transferimit te Real Madridi, do ta pranojë këtë rol te Barça.