Marc-Andre ter Stegen ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë te Barcelona, ka njoftuar të mërkurën mediumi spanjoll “AS”.
Portieri gjerman, 33-vjeçari Ter Stegen, ka kontratë me skuadrën nga Katalunja deri në vitin 2028.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTer Stegen aktualisht është i lënduar pas operimit të dytë në shpinë dhe është në fazë të rikuperimit.
Te Barcelona i ka dy konkurrentë për portier të parë, Joan Garcian, që po ashtu është i lënduar, dhe polakun Wojciech Szczesnyn.
Garcia, i cili u transferua në verë, pëlqehet shumë nga trajneri gjerman, Hansi Flick.
Ter Stegen, në mënyrë që ta fitojë rastin edhe te Gjermania, duhet që të ketë minutazhë më të madhe te klubi i tij.
Portier i parë te Gjermania për momentin është Oliver Baumann, futbollisti i Hoffenheimit.