Futboll

Ter Stegen tani e mendon largimin nga Barcelona

Marc-Andre ter Stegen

Foto: Associated Press

Portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, po e mendon largimin nga skuadra e Barcelonës në afatin dimëror. 

Kështu kanë shkruar të martën mediumet spanjolle. 

Ter Stegen është i lënduar, pas operimit të dytë në shpinë, dhe është në fazë të rikuperimit. Ai i ka munguar Barçës nga muaji korrik. 

Gjermani Ter Stegen dëshiron të luajë për një klub ku do të ketë hapësirë më të madhe, në mënyrë që të jetë në formën më të mirë para fillimit të Kupës së Botës që mbahet vitin e ardhshëm. 

Ter Stegen, që ta fitojë rastin te Gjermania, duhet që të ketë aktivizim të rregullt.

Aktualisht portier i parë i Barçës është spanjolli Joan Garcia. Ndërkohë polaku Wojciech Szczesny është i dyti.

33-vjeçari Ter Stegen me gjigantin katalunjas ka kontratë deri në verën e vitit 2028.