Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, po kërkohet nga një klub i Premier Leagues.
“Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se Aston Villa ka shprehur interesim që t’i sigurojë shërbimet e gjermanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVilla ka pyetur Barçën në lidhje me gjendjen fizike të Ter Stegenit.
Për disa vjet argjentinasi Emiliano Martinez ka qenë portier i parë i Villas. Por pozicioni i tij nuk është më plotësisht i sigurt.
Ter Stegen, që ta fitojë rastin te Gjermania për Kupën e Botës 2026, duhet që të ketë aktivizim të rregullt. Këtë hapësirë nuk po e gjen te Barça. Ai vlerësohet të jetë portieri i tretë te gjiganti katalunjas.
Aktualisht portier i parë i Barçës është spanjolli Joan Garcia. Ndërkohë polaku Wojciech Szczesny është i dyti.
33-vjeçari Ter Stegen i ka munguar Barçës një kohë të gjatë për shkak të operimit në shpinë. Ai së fundi u kthye nga lëndimi dhe më 16 dhjetor ishte startues për Barçën në “Copa Del Rey”.
Ai pjesë e Barcelonës është nga viti 2014, kurse kontrata i skadon në vitin 2028.
Ben is typing