Portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, ka luajtur pak ndeshje në edicionin 2025/26, por ka bërë gjë të rrallë.
Në të njëjtin edicion u bë kampion me një klub dhe ra nga liga me një klub tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTer Stegen u huazua nga Barcelona te Girona deri në fund të edicionit.
Përderisa Barcelona e siguroi titullin javë më parë me fitore në “El Clasico” ndaj Real Madridit, largimi i Gironas nga La Liga u konfirmua të shtunën pas barazimit 1:1 me Elchen, shkruan “Goal.com”.
Qëkur u huazua në dimër, gjermani i ka luajtur vetëm dy ndeshje, në fund të janarit në barazimin 1:1 me Getafen dhe në humbjen 1:0 nga Oviedo.
Ai ka munguar në pjesën më të madhe të kampionatit për shkak të një lëndimi muskulor. Nuk do të luajë as për Gjermaninë në Kupën e Botës në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Ter Stegen ka pasur lëndime edhe më herët. Nga shtatori 2024 deri në dhjetor 2025 ai mungoi për lëndim në tendinën e Akilit dhe probleme me shpinë.
Për shkak të lëndimeve të shumta, e ardhmja e tij te Barcelona është në dyshim. Ter Stegen me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2028.
Te Barcelona, Ter Stegen ka luajtur në 423 ndeshje. E ka mbajtur portën pa pranuar gol në 176 ndeshje, ndërsa ka pranuar 416 gola.
Ter Stegen me Barcelonën i ka fituar 16 trofe. Me Barçën këtë edicion e kishte vetëm një paraqitje për Kupë.