Futboll

Tjetër lëndim për portierin Ter Stegen

Marc-Andre ter Stegen

Foto: Associated Press

Portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, ka pësuar tjetër lëndim.

Ter Stegen u lëndua në disfatën që e pësoi Girona të shtunën nga Real Oviedo.

Gardiani gjerman më 21 janar iu bashkua Gironas në formë huazimi nga Barcelona deri në përfundimin e këtij edicioni.

Girona ka konfirmuar të hënën se portieri shtatlartë ka një lëndim në pjesën e pasme të kofshës.

Mediumet spanjolle kanë shkruar se Ter Stegeni mund të mungojë deri në dy muaj. Do të bëhen kontrollime tjera mjekësore për ta përcaktuar shkallën e lëndimit.

33-vjeçari me lëndimet e shpeshta rrezikon që të mos jetë në gjendje ta ndihmojë Gjermaninë në Kupën e Botës që mbahet në verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Arsyeja pse Ter Stegeni vendosi që të huazohet te Girona ishte pikërisht për të fituar më shumë minuta në mënyrë që të jetë i përgatitur për Kupën e Botës.