Portieri i njohur, Marc-Andre ter Stegen, është huazuar tek Ajaxi nga Barcelona. Marrëveshja është finalizuar të martën, ndërsa Ter Stegen shpreson të kthehet në përfaqësuesen e Gjermanisë.
Ajaxi ka njoftuar se 34-vjeçari është huazuar për gjithë edicionin e ardhshëm. Ajaxi është prej klubeve kryesore në Holandë.
Ter Stegen ka kaluar 12 edicione te Barcelona, por humbi vendin pas një lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushës. Në janar u huazua te Girona.
Ter Stegen nuk u ftua nga Gjermania për Botëror.