Manchester Unitedi po shihet favorit për transferimin e sulmuesit të Stuttgartit, Serhou Guirassy ka raportuar “Sky Sports” të enjten. Unitedi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare ekipit gjerman për shërbimet e 27-vjeçarit.
Ekipi anglez ka ofruar mbi 30 milionë euro për ta bindur Stuttgartin në lirimin e Guirassyt në afatin kalimtar të janarit.
Reprezentuesi i Guinesë është njëri prej sulmuesve më të kërkuar në treg dhe pritet të largohet nga Stuttgarti muajin e ardhshëm. Ai ka shënuar 18 gola në 14 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka kontratë me Stuttgartin deri në vitin 2026.
Artikuj të ngjashëm