“Sky Sport” i Gjermanisë ka raportuar të shtunën se Manchester Unitedi ka shprehur interesim për 27-vjeçarin, Serhou Guirassy.
Sulmuesi i Stuttgartit të Bundesligës gjermane ka pasur paraqitje të shkëlqyera në edicionin aktual.
Ai ka realizuar 16-të gola në Bundesligën gjermane. Sulmuesi nga Guinea është zhvilluar si futbollist në Francë, ndërsa Stuttgartit iu bashkua nga Rennesi në korrik të këtij viti për 9 milionë euro.