Borussia Dortmundi e ka kompletuar transferimin e sulmuesit nga Guinea, Serhou Guirassy, nga skuadra tjetër e Bundesligës gjermane, Stuttgart.
Zyrtarizimi është bërë të enjten nga “verdhezinjtë”, ndërsa është njoftuar se ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo28-vjeçari ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligë në edicionin e kaluar me 28 gola në po aq paraqitje.
Kishte tetë gola më pak të realizuar sesa sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane.
Guirassy është futbollisti i dytë i Stuttgartit që i bashkohet Dortmundit këtë muaj, pas mbrojtësit Waldemar Anton.