Sulmuesi i Stuttgartit, Serhou Guirassy do të largohet muajin tjetër nga futbolli gjerman për ta vazhduar karrierën në një kampionat më të fortë. “Bild” shkruan të enjten se Guirassy ka njoftuar Stuttgartin për vendimin e tij dhe tashmë po i shqyrton ofertat që i ka para vetes.
Milani, Manchester Unitedi dhe Tottenhami, janë skuadrat që po insistojnë në shërbimet e 27-vjeçarit, i cili ka shpërthyer këtë edicion në Bundesligë. Ai ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 20 milionë eurosh, ndërsa me Stuttgartin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Në 16 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, Guirassy ka shënuar 19 gola dhe ka bërë dy asistime.