Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni, favorit për Guirassyn

Bayern Munichu është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Stuttgartit, Serhou Guirassy, ka njoftuar të mërkurën “Bild”. Në fakt, mësohet se Bayerni është favorit për transferimin e 27-vjeçarit, pasi ka parakaluar Manchester Unitedit, Newcastlen e Tottenhamin, skuadra që gjithashtu kanë shprehur interesim për transferimin e tij. 

Bayerni ka njoftuar Stuttgartin se do të paguajë klauzolën e lirimit të Guirassyt në vlerë prej 15 milionë eurosh pasi do ta transferoj gjatë këtij muaji. Guirassy do të largohet nga Stuttgarti pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe është në negociata me Bayernin.

Ai ka kontratë me Stuttgartin deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka shënuar 19 gola në 16 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm