Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fulhami, favorit për Guirassyn

Sulmuesi i Stuttgartit, Serhou Guirassy ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “Sky Sports” ka raportuar të mërkurën, se Fulhami është favorit për transferimin e 27-vjeçarit.

Fulhami po synon transferimin e Guirassyt në afatin kalimtar të janarit, pasi ka pranuar të paguajë klauzolën e lirimit të tij.

Guirassy ka kontratë me Stuttgartin deri në vitin 2026 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 20 milionë eurosh.

Sulmuesi i Guinesë ka treguar formë fantastike këtë edicion, ku ka shënuar 15 gola në 9 ndeshje të luajtura për Stuttgartin në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm