Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi e Liverpooli pas Williamsit

Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Nico Williams, ka raportuar “Marca”.

Skuadrat angleze tashmë kanë kontaktuar Athletic Bilbaon, pasi po synojnë transferimin e Williamsit këtë verë. 20-vjeçari është njëri prej sulmuesve më perspektivë në Evropë dhe ka kontratë me Bilbaon deri në vitin 2024.

Si Unitedi, ashtu edhe Liverpooli janë gati të ofrojnë mbi 20 milionë euro për kartonin e tij. Ai është produkt i akademisë së Bilbaos dhe është vëllai i vogël i sulmuesit tjetër, Inaki Williams.

Edicionin e shkuar Nico ka regjistruar 34 ndeshje në kampionatin spanjoll.