Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli në garë për Williamsin

Pas Aston Villas edhe skuadra e Liverpoolit është futur në garë për sulmuesin Nico Williams, ka njoftuar të hënën “AS”. Gazeta spanjolle bën të ditur se Liverpooli po përgatit ofertën për ta bindur Athletic Bilbaon në lirimin e Williamsit këtë verë.

Mësohet se Liverpooli është gati të ofrojë mbi 50 milionë euro për kartonin e 20-vjeçarit. Williams ka gjasa të largohet nga Bilbao në fund të sezonit, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës aktuale që i skadon në verën e vitit 2024.

Williams ka 6 gola e po aq asistime në të gjitha garat për Bilbaon, ekip tek i cili është zhvilluar si lojtar. Ai është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2021.

Artikuj të ngjashëm