Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa ofron 25 mln për Williamsin

Aston Villa i ka bërë ofertë zyrtare Athletic Bilbaos për sulmuesin Nico Williams, raporton të enjten “AS”. Bëhet e ditur se ekipi anglez ka ofruar 25 milionë euro për reprezentuesin e Spanjës, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Unai Emery.

20-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin spanjoll pasi po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Angli.

Ai ka kontratë me Bilbaon deri në vitin e ardhshëm, ndërsa këtë edicion ka 9 gola e 6 asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Williams është produkt i akademisë së Bilbaos dhe është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2021.

Artikuj të ngjashëm