Pas Real Madridit e Barcelonës, edhe skuadrat nga Anglia, janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit Nico Williams. Liverpooli dhe Arsenali, janë ekipet që po sfidojnë Barcelonën dhe Realin për futbollistin e Athletic Bilbaos.
21-vjeçari do të largohet nga Bilbao në fund të këtij edicioni pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe skuadrat tjera të mëdha po insistojnë ta transferojnë si lojtar të lirë.
Ai prej vitit 2021 është pjesë e ekipit të parë të Bilbaos, ndërsa tashmë ka edhe 10 paraqitje e 2 gola të shënuar me Përfaqësuesen e Spanjës.
Në shtatë ndeshje të luajtura këtë edicion në La Liga, Ëilliams ka bërë katër asistime me fanellën e skuadrës së Bilbaos.