Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Union Berlini shënon fitore të thellë, ngrihet në krye të Bundesligës

Unioni i Berlinit ka triumfuar thellë 6:1 në udhëtim ndaj Schalkes, duke u ngritur kështu në krye të renditjes në Bundesligës gjermane.

Morten Thorsby (6’), Sheraldo Becker (36’, 46’), Janik Haberer (45+3’), Sven Michel (87’, 90’), shënuan golat për Unionin, ndërsa Marius Butler (31’ penallti) shënoi për Schalken.

Pas katër ndeshjeve Unioni zë vendin e parë me 10 pikë, një më tepër se Bayerni Muencheni që zë vendin e dytë. Bayerni ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Luan nga ora 18:30 kundër Borussia Moenchengladbachut.

Në ndeshjet tjera të së shtunës Borussia Dortmundi triumfoi 1:0 në udhëtim ndaj Herthas së Berlinit, ndërsa Hoffenheimi fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Augsburgut.

Mainzi pësoi thellë 3:0 në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit, derisa RB Leipzigu fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Wolfsburgut.

Golat: 

Edhe Leverkuseni shënon fitoren e parë të edicionit Futboll Leverkuseni shënon fitoren e parë të edicionit