Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Union Berlini thellon krizën e Darmstadtit

Union Berlini ka fituar të dielën 1:0 në kuadër të xhiros së 19-të të Bundesligës dhe e ka thelluar edhe më shumë krizën e Darmstadtit të Klaus Gjasulës.

Ka mjaftuar goli i sulmuesit Benedict Hollerbach në minutën e 62-të për t’ia siguruar pikët e plota skuadrës së tij.

Klaus Gjasula e kompletoi ndeshjen te mysafirët, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 83-të.

Union Berlini forcohet në pozitën e 15-të me 17 pikë, kurse Darmstadti mbetet i fundit me 11 pikë në 19 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm